Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Kosovës të hënën, shkruan Gazeta Demos.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridionë Kozmaqi, ka thënë se zyra e kreut të ekzekutivit ka dërguar letër ku ka thënë se Kurti gjendet jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet të hënën për intervistim.
“Nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, na është dërguar një shkresë zyrtare, ku jemi informuar se ai është jasht vendit dhe nuk mund të jetë sot për intervistim. Ne do t’i dërgojmë edhe njëherë ftesë dhe të presim që të përgjigjet. Është i ftuar si dëshmitar për një rast që është duke e trajtuar nga Prokuroria Speciale. Këto janë informacionet që mund t’i ndaj me ju”, theksoi Kozmaqi.