Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor të masakrës së Lybeniqit.
Kjo me rastin e shënimit të 25-vjetorit të kësaj masakre.
Kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm nga ora 12:00.
Njoftimi i plotë:
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 1.4.2024
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës së Lybeniqit, te kompleksi memorial.
VENDI: Lybeniq
KOHA: 12:00