Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar legjendën e boksit, Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, ndërsa e ka përmendur karrierën e suksesshme të Pecit, i cili konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryeministri Kurti.