Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, shkruan GazetaDemos.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në takim është diskutuar mbi planin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, dhe marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ndër të tjera ka falënderuar ambasadorin Guérot, për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës.