sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë: Aleatë të pazëvendësueshëm

    04/07/2021 09:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

    Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

    “Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti.

    Ai shtoi sebesimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

    Në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA’ve, në kazermat e FSK’së sot është ngritur flamuri amerikan.

    Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin.

    Postimi i plotë i kryeministit Kurti:

    Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

    Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

    Gëzuar 4 Korrikun!

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Kurti dhe Rama nuk më çojnë mallin e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit

    Kurti: Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit e të lirisë

    Kurti në Vlorë: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

    Të Fundit

    Kurti në Vlorë viziton ekspozitën e realizuar për 28 nëntorin

    Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt në Tiranë, uron shqiptarët për 28 nëntor

    Hovenieri viziton xhudistët kosovarë

    Vazhdojnë skandalet e Bucit, kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

    Google shfaq flamurin kombëtar në faqen hyrëse

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.