Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeministri i Malajzisë: Ne e njohim historinë e Kosovës, e admirojmë popullin e saj për vuajtjet që i ka kaluar

    02/05/2025 16:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, e ka falënderuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij, duke shtuar se shteti i tij e njëh historinë e Kosovës dhe admiron popullin e saj për ato që i ka kaluar.

    Tutje, ai ka shtuar se malajzianët i kanë ndjekur nga afër ngjarjet e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

    “E kam siguruar atë se do ta vazhdojmë këtë konsultim dypalësh në nivel zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që të ndikojmë në programet dhe projektet dhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur”.

    “Gjithashtu, mirëpresim ngrohtësisht themelimin e ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, e cila është me të vërtetë një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe. Dhe kjo me siguri do të lehtësojë investimet tregtare, arsimin, kulturën, turizmin midis dy vendeve tona, që përfshin, sigurisht, produktet ‘hallall’, sepse certifikimi i produkteve ‘hallall’ në Malajzi njihet ndërkombëtarisht”, është deklaruar ai.

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.