Mark Carney, në fjalimin e tij të parë si kryeministër i ri i Kanadasë, thotë se “negativiteti nuk do të fitojë një luftë tregtare” pasi vendi përballet me një bllokim tarifor me Donald Trump.
Carney thotë se do të vizitojë Francën dhe Britaninë e Madhe në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit në këtë detyrë , duke shtuar se aktualisht nuk ka plan të takohet me Trump, por do ta bëjë këtë në momentin e duhur.
I pyetur se kur mund të priten zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri, në formë shakaje, thotë që kanadezët mund të presin të votojnë para nëntorit. Zgjedhjet duhet të mbahen para tetorit.
Carney gjatë fjalimit të tij, pyetet nëse ai do të kërkojë siguri në Evropë se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë “shteti i 51-të” i SHBA-së, siç ka pretenduar së fundmi Presidenti Trump.
“Ne kurrë, në asnjë formë apo një tjetër, nuk do të jemi pjesë e SHBA”, tha ai.
Carney shtoi se një ceremoni si betimi i sotëm dhe grupi i ministrave pas tij, nuk i ngjan aspak sistemit të qeverisjes së Amerikës.
“Ne jemi në thelb një vend tjetër. Vendi pret respect nga Amerika dhe Trump.
Në një ceremoni në Otava, Carney u betua për besnikëri ndaj mbretit Charles.