Lajme

Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që në verë të këtij viti rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin.

“Ledian Goga në qershor 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Arachthos. Një akt vetëflijimi që shënon shembull humanizmi dhe heroizmi. Sot, ai është nderuar me shtetësi greke. I shprehim falënderimet tona!” shkroi Mitsotakis në një postim në faqen e tij në Facebook, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Në qershor 2025, Ledian Goga ndërhyri për të shpëtuar dy djem të mitur (14 dhe 15 vjeç) në lumin Arachthos, pranë Neochori, Greqi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button