Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak është “i zhgënjyer” nga transmetuesit evropianë që ndaluan dhënien e një mesazh të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në finalen e Eurovisionit të kësaj fundjave, tha të premten zëdhënësi i Sunak.
Qyteti anglez i Liverpuoolit është nikoqir i festivalit muzikore në vend të fituesit të vitit të kaluar, Ukrainës, që nuk arriti ta mbante për shkak të pushtimit rus, shkruan SkyNews.
Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se “rregullat e rrepta” e penguan atë të plotësonin kërkesën e liderit ukrainas për të folur me video, duke argumentuar se konkursi është “jo politik”.
“Kryeministri beson se do të ishte e përshtatshme që presidenti Zelensky t’i drejtohej ngjarjes dhe ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Bashkimit Evropian të Transmetuesve”, tha zëdhënësi i Sunak.