LajmeLIVENdërkombëtare
Kryeministri britanik dënon sulmin izraelit në Doha të Katarit

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka dënuar sulmin e Izraelit në Doha të Katarit ditën e sotme.
Sipas mediave të huaja, ai thotë se sulmi shkel sovranitetin e Katarit dhe rrezikon përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Një zëdhënës tha se nuk kishte dijeni paraprake për sulmin në fjalë, shkruan A2 CNN.
Ata thanë se takimi i tij me presidentin izraelit do të zhvillohet nesër, ku ai do të ngrejë çështjen e “situatës së patolerueshme” në Gaza.
“Ne kemi qenë të qartë se Izraeli duhet të ndërmarrë veprime për t’i dhënë fund skenave të tmerrshme”, përfundoi ai.