Kryetari i Bashkisë së Krujës u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Euronews Albania ka mësuar se ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë shtatë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme dhe ndaj tre prej të cilave është regjistruar procedim penal.
Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe dy i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.
Nuk bëhet me dije për detajet e kallëzimeve ndaj kryebashkiakut të Krujës./Demos/