Shtatë kyçje ilegale n rrjetin e ujësjellësit ka identifikuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në fshatin Sllatinë, pranë daljes së rezervuarit për Parkun e Biznesit.
Sipas tyre, ato janë shkyçur menjëherë si dhe janë bllombuar.
“Ne do të jemi të pakompromis ndaj të gjithë konsumatorëve që abuzojnë me rrjetin e ujësjellësit duke kryer kyçje ilegale”, kanë thënë nga Ujësjellësi “Prishtina”.