Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” tash e sa ditë ka ndërmarrë aksione për identifikimin e kyçjeve ilegale.
Tri të tilla janë indetifikuar sot brenda dy orësh në Bardhosh, bën të ditur kjo kompani.
Në videon e postuar thuhet se një konsumator e ka lënë tërë natën ujin e pijshëm për ta ujitur tokën, gjë që sipas KRU “Prishtinës” është e papranueshme.
“Uji i pijshëm në Bardhosh po shpenzohet pa mëshirë. Tre kyçje ilegale u identifikuan brenda 2 ore, sot”, thuhet në njoftim.