Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “KRU Hidrodrini” del me njoftim mbi ujin e pijshëm pas reshjeve të mëdha të shiut

    12/06/2023 11:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    KRU ‘Hidrodrini’ ka dalë me njoftim mbi ujin e pijshëm pas reshjeve të mëdha të shiut, shkruan GazetaDemos.

    “Uji është i pijshëm, nuk ka turbullira në asnjë burim të zonës së mbulueshmërisë, shkalla e gatishmërisë është ngritur”, thuhet në komunikatën e Hidrodrinit.

    Komunikata e plotë:

    Pas reshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë në rajonin e rrafshit të dukagjinit dhe pas paralajmërimeve Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës (IHM) për javë që do karakterizohet nga rreshje shiu, Kompania Rajonale e Ujësjellit ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.

    Deri më tash, situata në burime është e qetë, pa turbullira dhe uji mbetet i pijshëm.

    Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena ka udhëzuar ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve prevenuese dhe të kontrollit në terren dhe burime, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.

    Kimistja, Drejtori teknik, menaxherët e njësive respektive te zonës së mbulueshmërisë të KRU “Hidrodrini” sh.a. Pejë, obligohen të ngrisin shkallën e gatishmërisë prevenuese në terren.

    Obligative edhe përcjellja e situatës dhe gjendjes me kapacitet të shtuar për sa i përket cilësisë dhe kualitetit të ujit në të gjitha burimet si dhe në rrjetin e ujësjellësit në komunat Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik.

    Ekipet mobile mbeten në terren!

    Për çdo ndryshim, konsumatorët do të njoftohen.

    Artikuj të ngjashëm

    Hidrodrini: S’ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i helmimeve në Deçan

    Të Fundit

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.