Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kriza në FSK, Presidenca: Osmani ka kohë që ka propozuar një program, kërkohet mbështetje buxhetore nga Qeveria

    12/10/2024 18:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’ka qëndruar duarkryq për krizën që po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket ushqimit. Shefja e shtetit ka kërkuar një raport të detajuar për situatën nga komandanti i përgjithshëm, Bashkim Jashari, dhe ka kërkuar që të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se ftesa për takim me gjeneralin Jashari dhe ministrin Maqedonci vjen si rezultat i shqetësimit të presidentes rreth gjendjes së krijuar në FSK sa i përket ushqimit.

    Kupina gjithashtu se presidentja e Republikë së Kosovës ka kohë që ka propozuar një plan disa pikësh për FSK-në, por që për të njëjtin plan kërkohet përkrahje buxhetore nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

     “Përndryshe, Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre. Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina për Express.

    Në planin e presidentes Osmani, Kupina ka treguar se përfshihen” Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri, Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, Pagesa e mëditjeve për pjesëtarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj), Sigurimi shëndetësor, Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe terciar mjekësor, Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare, Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre dhe Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët”.

    Kupina ka thënë se “realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror. Përgjatë ditëve në vijim, pas takimeve të radhës me institucionet relevante, do të mund t’ju japim më shumë detaje lidhur me këtë çështje”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kërcënohet presidentja Osmani përmes një emaili

    Osmani: Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj

    Presidenca përmbledh vizitën e Osmanit në ShBA, jep detaje rreth temave që diskutoi me zyrtarët e lartë amerikanë

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.