Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën

    27/07/2022 13:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    E tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike. Përderisa kontinenti i vjetër po ballafaqohet me një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me temperatura të larta që thyejnë rekordet çdo ditë, automatikisht është rritur edhe kërkesa për energji elektrike. Krahas kësaj rritje, ka rënie të madhe të reshjeve, dukshëm nën mesataren sezonale, duke bërë që edhe prodhimi i elektricitetit të jetë shumë më i pakët nga centralet elektrike.

    Thatësira, pamundësia për të transportuar qymyr në disa termocentrale nëpërmjet lumenjve në Gjermani dhe mosfunksionimi i termocentraleve bërthamore , që ftohen nga ujërat që vijnë nga lumenjtë në Francë, e bënë situatën edhe më kritike. Krahas kësaj situate, në Evropë vërehen çmime rekorde edhe të gazit natyror për shkak të uljes graduale të rrjedhës së gazit nga Rusia.

    Rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike.

    Çmimi i energjisë për një ditë më herët në berzën e Hungarisë- HUPX, që ishte 295 EUR/MWh, për javën 4-10 korrik, u rrit në 348 EUR/MWh, kurse për javën 11-17 korrik dhe në 419 EUR/MWh për javën 18-24 korrik . Për 3 ditët e para të kësaj jave çmimi është 506 EUR/MWh. Madje, këto ditë është thyer edhe rekordi, duke arritur një moment në mbi 735 EUR/MWh.

    Kjo situatë ka afektuar edhe Kosovën. Pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare. Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut.

    Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt. Prandaj, në këto rrethana i lusim konsumatorët që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit. Ndërmarrja e këtyre veprimeve ul ndjeshëm nevojën për import dhe rrit të njëjtën kohë sigurinë e furnizimit, që varet shumë edhe nga stabiliteti i prodhimit vendor.

    Artikuj të ngjashëm

    Elektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë

    Banorët e këtij fshati të Malishevës vodhën më të madhe rrymën

    KEDS zë për herë të dytë një kompani të taksive duke vjedhur rrymën, vlera mbi 25 mijë euro

    Të Fundit

    Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin

    Haradinaj: Epopeja e Rahovecit, një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë të re

    Shaka me bombë në avion,16-vjeçari përfundon në paraburgim

    Zogaj: VV-ja ka rënie serioze me mbi 10 pikë në sondazhe

    Starmer: Marrëveshja e armëve e Trumpit, shumë e rëndësishme për Ukrainën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.