Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kritikohet vendimi i Qeverisë për pensionet: S’mund të paguhen faturat e shtrenjtuara të rrymës

    12/01/2022 14:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi sot se shtrenjtimi i rrymës mund të hapë rrugë për destabilizim social në Kosovë.

    KMDLNj thekson se KEDS –i është shumë insistues ndaj ZRRE–së që të miratoi kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30 -40 %.

    KMDLNj e ka kritikuar Qeverinë edhe për vendimin e rritjeve të pensioneve.

    “Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit mori një vendim që mos të ketë pension nën 100 euro e që, fare pak ndikon në përmirësimin e jetës së pensionistëve aq më parë që kjo rritje, varësisht nga kategoria përfituese , rritja është 11-25 % që nuk mund t’i mbulojë as faturat e rrymës me rritje të paralajmëruar prej 30 – 40 % , për fillim”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

    Lexoni të plotë reagimin e Këshillit:

    KEDS –i është shumë insistues ndaj ZRRE –së që të miratoi kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30 -40 % , si hap i parë drejt rritjes së radhës së çmimit të rrymës e që jetën e shumicës së qytetarëve të Kosovës do ta bëjë të pamundur shkaku se edhe me çmimet e tashme kanë shumë probleme t’i shlyejnë faturat.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit mori një vendim që mos të ketë pension nën 100 euro e që, fare pak ndikon në përmirësimin e jetës së pensionistëve aq më parë që kjo rritje, varësisht nga kategoria përfituese , rritja është 11-25 % që nuk mund t’i mbulojë as faturat e rrymës me rritje të paralajmëruar prej 30 – 40 % , për fillim.

    Rritja e faturave për rrymën e shpenzuar shkakton një rritje zinxhirore të gjithë artikujve tjerë si dhe thuaja të gjitha shërbimeve që e vështirëson deri në rrezikim të mbijetesës gjendjen e kategorive të rrezikuara ku pensionistët të të gjitha kategorive përbëjnë grupin më të cenueshëm, shkaku i moshës , gjendjes shëndetësore si dhe pensioneve që edhe me rritjen e fundit nuk e kalojnë cakun e një intervenimi social e jo një pension që i përmbushë nevojat elementare dhe që e respekton kontributin e kësaj kategorie të shoqërisë kosovare gjatë jetës dhe punës së tyre.

    Nëse Qeveria e Kosovës nuk ka një plan konkret për subvencionim të kategorisë së margjinalizuar atëherë, duke socializuar humbjet e KEDS –it dhe duke ua trashur lëngun ZRRE –së, këtë kategori do ta dërgojë drejt afrikanizimit social dhe ekonomik , duke kontribuar në rrënimin e shëndetit dhe rrezikimit të jetës e që është në kundërshtim të plotë me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përkatësisht ua mohon të drejtat sociale dhe ekonomike të cilat ua garantojnë Kushtetuta e Kosovës, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe konventat për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike.

    Shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike i krijon të gjitha parakushtet për shprehje të pakënaqësisë qytetare në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe jo prapakthim siç do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i rrisë pensionet por edhe pagat në përputhje me inflacionin dhe rritje të çmimeve të shportës së shpenzimeve për një familje.

    Nëse nuk kemi rritje të pagave përmes Ligjit për Paga sikur edhe rritje të pensioneve që siguron një jetë minimale të dinjitetshme atëherë do të krijohen rrethanat për një pakënaqësi të përmasave të gjëra që do të përkrahej nga të gjithë pavarësisht përkatësisë etnike, moshës, gjinisë, bindjeve fetare dhe atyre politike.

    KMDLNj përkujton Qeverinë e Kosovës që po sillet si të gjitha qeveritë paraprake sa i përket trajtimit të pensionistëve kontribut pagues e që janë larguar dhunshëm nga puna nga regjimi i Serbisë, duke mos ua pranuar stazhin e punës në kohën kur ishin larguar dhunshëm nga vendet e punës.

    E kemi një situatë paradoksale kur një i punësuar , tash pensionist , me përgatitje të lartë universitare shkaku se nëse edhe për një javë apo edhe një ditë nuk e ka përmbushur kushtin për stazhin e imponuar   trajtohet si dikush që kurrë nuk ka punuar në jetën e vet duke përfituar pensionin në bazë të moshës!

    Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botës dhe ky është diskriminimi më i madh që iu bëhet pensionistëve kontribut pagues, të larguar dhunshëm nga puna për shkaqe politike dhe etnike. Kjo paraqet shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe diskriminim kapital që duhet të ndërpritet menjëherë përmes miratimit të Ligjit përkatës.

    KMDLNj një kohë të gjatë është angazhuar që ky Ligj të miratohet sa më parë përmes reagimeve publike, bashkëveprimeve me sindikatat përkatëse si dhe gjatë takimeve me ministrat përkatës.

    KMDLNj –ë thërret Qeverinë e Kosovë-s që urgjentisht ta rishqyrtojë mundësinë për rritje të dinjitetshme të pensioneve të kategorive sociale , pensionistëve në bazë të moshës si dhe pensioneve tjera, të rrisë rrogat e sektorit publik sikur që të krijojë rrethana lehtësuese për bizneset të cilat shkaku i masave kufizuese dhe uljes së kapacitetit blerës , ose kanë falimentuar ose janë në prag të falimentimit.

    Në këtë mënyrë do të kontribuonin që edhe në sektorin privat të ketë rritje të pagave.

    Qeveria e Kosovës duhet të krijojë kushte që ata që janë përfitues të skemës sociale , përmes krijimit të vendeve të reja të punës të shndërrohen në kontribuues të Buxhetit të Kosovës.

    Gjendja e rënduar ekonomike është pengesa më e madhe për thithjen e investimeve nga jashtë kurse Buxheti i Kosovës nuk garanton zhvillim përveçse bënë përpjekje të sigurojë një paqe sociale. 

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.