Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kritika e Osmanit: Gjykatat “privilegjojnë” burrat, dekurajojnë gratë (VIDEO)

    10/11/2023 19:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    E para e shtetit, Vjosa Osmani u kërkoi grave në politikë dhe në të gjitha sferat e jetës publike që të bashkohen në luftimin e dhunës ‘online’ dhe me bazë gjinore në vend, e cila, sipas saj, po rritet në mënyrë alarmante.

    “Duhet të bashkojmë forcat, të gjitha gratë në politikë, në jetën publike, në përgjithësi në media, kudo që jemi për ta luftuar këtë fenomen së bashku, sepse në të kundërtën nëse nuk e luftojmë me guxim dhe vendosmëri,  jam e sigurt që vajzat tona, të gjitha vajzat e Kosovës, do të përballen me dhunë edhe më të madhe sepse dhuna është në rritje”, tha presidentja në një intervistë për emisionin “Prijmë”, në Klan Kosova.

    Duke avokuar për domosdoshmërinë e masave të prera, Osmani bëri të ditur se po ndërmerren hapa për forcimin e dënimeve për autorët e dhunës me bazë gjinore.

    Ajo zbuloi më tej diskutimet e vazhdueshme me Ministrinë e Drejtësisë për të përmirësuar dispozitat ligjore, duke u fokusuar veçanërisht në adresimin e dhunës në internet, përfshirë kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes.

    Presidentja shprehu shqetësimin e saj të theksuar për pabarazinë e dukshme në trajtimin e rasteve, ku kërcënimet ‘online’ ndaj grave duket se kanë më pak prioritet në gjykata, krahasuar me rastet e ngjashme ku viktima janë burrat.

    “Kur viktimat e dhunës ‘online’ janë meshkuj, shoh që prej 48 orësh personat që kërcënojnë po dalin para gjykatës, dhe ky është një dekurajim për gratë që dërgojnë raste kërcënimesh, apo edhe shpifje, në institucionet tona të drejtësisë”, tha ajo në intervistë me gazetaren Naile Dema.

    Emisioni “Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe NDI.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

    Osmani flet me Prattipatin për konstituimin e kuvendit pas Aktgjykimit të Kushtetueses

    Të Fundit

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin e Kosovës me BE-në

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.