Duke qenë se Kristi, Luizi, Dea dhe Efi tashmë janë në finale, debatet e diskutimet në shtëpi, janë zeruar që prej të shtunës.
Bisedat po ashtu janë shumë të vakta, gjë e cila është vënë re nga të kartërt banorët. Në kushte të tilla, Dea mendoi t’i ngrinte një “rreng” Efit dhe për këtë ajo kërkoi bashkëpunimin e Kristit.
Duke qenë se Efi një natë më parë tha se ka shumë ankth dhe mezi pret finalen, për ta çtensionuar pak situatën, Deamishel mendoi të organizonte një “Gjueti thesari” për të.
Ajo i kërkoi Kristit që bashkë të fshihnin gjërat personale të Efit, në mënyrë që ajo të niste t’i kërkonte ato në shtëpi, duke hequr në këtë mënyrë mendjen.
Kristi nuk ra dakord me Dean dhe i tha asaj se edhe ai ka nevojë për një “Gjueti thesari”, për të përmbushur nevojat e tij të munguara.
Ai madje i propozoi Deas që të hidhnin në pishinë sendet personale të Efit, por Dea refuzoi.