Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krimi në Prizren: Erdhen qe gjashtë muaj në Kosovë, ishte “familje e rregullt që ka punuar”

    06/05/2025 10:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka folur për mediat sot pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda një familje turke që po qëndronte në Prizren.

    Një vajzë e mitur, 15 vjeçare, ka mbetur e vdekur nga plagët me thikë që ia shkaktoi babai i saj, ndërsa po ashtu lëndime ka marrë edhe vajza tjetër e mitur, 10 vjeçare, si dhe bashkëshortja e tij.

    Kryeziu tha se familja turke po qëndronte në Prizren qe gjashtë muaj dhe se s’ka pasë të raportuar ndonjë rast për dhunë në familje apo vepër tjetër penale.

    “Nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, janë shtetas të huaj dhe mund të konfirmoj se në bazë të informatave zyrtare në këtë banesë ku ka ndodhur ngjarja, ata janë duke banuar qe gjashtë muaj. Me siguri që kanë banuar edhe më herët në Kosovë, por këto janë informatat e para që i ka prokuroria”.

    “Nuk kemi pasë të raportuar ndonjë rast apo të ketë qenë në hetime për ndonjë rast çfarëdo qoftë, as për dhunë në familje as për ndonjë rast tjetër”.

    Detaje të tjera dha edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Faton Alija, i cili familjen e përshkroi si “të rregullt që ka punuar”.

    Ai tha se policia ka marrë informatën me telefon dhe se menjëherë iu ka përgjigjur thirrjes dhe se ka provuar bashkë me emergjencën që t’i japë viktimës  ndihmën e parë, por ajo s’i ka mbijetuar plagëve.

    Alija tha se ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe dy viktima tjera, vajza dhe gruaja e të dyshuarit, i cili po ashtu ka lënduar edhe veten dhe tash po merr trajtim mjekësor.

    “I dyshuari është nën mbikëqyrje policore. Mjeti është në vendin e ngjarjes, njësitë relevante janë në vend të ngjarjes duke kryer hetimet”.

    Ai tha se do të angazhohen për zbardhjen e rrethanave të tjera “që kanë çuar deri këtu”.

    “Ka qenë  familje e rregullt që ka punuar”, tha ai.

    Vajza e mitur, sipas njoftimeve, është transportuar për Prishtinë me shenja jete, shtoi ai.

    “I dyshuari ka vetëlëndime, por është jashtë rrezikut për jetën”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.