Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krimet ekonomike vazhdojnë aksionin në mobi-shopin “Fita”, dyshohet për mallra të kontrabanduara

    08/11/2023 13:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njësia për hetimin e krimeve ekonomike bashkë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kanë vazhduar edhe sot aksionin në mobi-shopin “Fita”.

    Mobishopi në fjalë mbrëmë është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati… pasi që në këtë mobishop gjatë kontrollit pronari nuk ka qenë në mobi-shoop.

    Burime të Indeksonline-t, kanë thënë se aksioni në këtë mobi-shoop po vazhdon edhe sot me dyshimet që ky biznes ka mallra pa prejardhje, pa dokumentacion dhe si të tilla konsiderohen kontrabandë.

    “Dje mobi-shoop “Fita”, ka qenë i mbyllur dhe nuk kemi mund të bëjmë kontroll në mungesë të pronarit jemi detyruar ta mbyllnim mbrëmë për të vazhduar sot kontrollet.

    Kemi dyshime se ka mallra të padoganuara, pa dokumentacion dhe pritet të konfiskohen të gjitha ato pa dëshminë e prejardhjes”, tha ky burim. Ndryshe mbrëmë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në 31 “mobile shop”-e, në Prishtinë.

    Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar 118 smartë phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.

    Një lokal është mbyllur nga Inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është blombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur.

    “Prishtinë 07.11.2023. Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale mobil-shop), ku janë sekuestruar 118 smartë phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.

    Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është blombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim e policisë.

    Artikuj të ngjashëm

    NPB aksion të përbashkët me Njësinë Speciale, futen në “Radio Cafe”

    Krimet e rënda aksion kundër fajdes dhe bixhozit, katër të arrestuar në Prishtinë

    Kontrabandë me mallra, ndalohet një person në brezin kufitar Kosovë – Serbi

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.