Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Krim me pabesi dhe dinakëri”: Avokati Berisha rrëfen detaje tronditëse për vrasjen e Bedri Rexhepit

    28/05/2025 20:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati Besnik Berisha, i ftuar në emisionin “Five”, ka dhënë një rrëfim tronditës për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, duke e cilësuar rastin si një nga më të rëndët që ka përjetuar Kosova pas luftës.

    Berisha, i cili përfaqëson familjen e të ndjerit, theksoi se kjo ngjarje ka lënë plagë të thella emocionale, duke u shoqëruar me muaj të tërë vuajtjesh dhe ankthi për familjen Rexhepi.

    “Realist, ashtu e kam përkufizu edhe në fjalën përfundimtare në gjykatë – ishte një nga rastet më trishtuese që është përballur Kosova në dy dekada e gjysmë. Një krim i kryer me dinakëri dhe pabesi të thellë,” – u shpreh Berisha.

    Ai deklaroi se vrasja nuk ka qenë aksidentale, por një akt i planifikuar deri në detaje, për një shumë të caktuar parash që të dënuarit kishin besuar se do ta përfitonin.

    “U provua që kishte një plan. Vëllai i vogël kishte shkuar më herët për ta përgatitur terrenin. Më 8 dhjetor, ditën kur Bedriu u ekzekutua, ata e thirrën, organizuan gjithçka, zgjodhën rrugën, vendin – një zonë që e njihnin mirë. E çuan në Ship dhe e vranë. Të nesërmen u kthyen, e morën trupin dhe e varrosën në kushte të mjerueshme në Graqanicë.”

    Berisha zbuloi se në momentet para hedhjes së kufomës në makinë, njëri prej autorëve kishte shpërthyer emocionalisht:

    “Më ka thënë: ‘I qofsh falë kësaj xhenazeje se do ta digjja shtëpinë!’ – sepse ishin ngatërruar gjatë zbritjes së kufomës nga kati i tretë.”

    Sipas avokatit, ky ishte një krim që përfshinte edhe përpjekje për zhdukjen e provave, pasi autorët kishin menduar se nëse nuk gjendej trupi, nuk mund të vërtetohej krimi.

    “Ata mendonin, si në filma, që nëse nuk gjendet trupi, nuk ka krim të provuar. Por drejtësia funksionoi. U provua gjithçka, u gatu për muaj me radhë dhe u ekzekutua në mënyrën më të pashpirt.”

    Gjykata ka shpallur fajtorë vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, duke i dënuar me burgim të përjetshëm për këtë krim makabër që ka tronditur opinionin publik dhe ka lënë pasoja të thella në familjen Rexhepi.

    Artikuj të ngjashëm

    Dosja e Prokurorisë për vrasjen e Albisonit dhe Rexhepit, krejt çka i tha Jon Hoti punonjësit të QKMF-së

    Deklarohet babai i të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve në Klinë: Nuk e dita që ma mori armën zyrtare nga sefi

    I akuzuari për vrasjen e Bedri Rexhepit i thotë avokatit e prokurorit që “mos t’i qesin benzinë zjarrit”, reagojnë ashpër familjarët

    Të Fundit

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Tentoi t’ia vë flakën veturës së personit zyrtar, policia nis hetimet

    Hamasi i përgjigjet propozimit të SHBA-së duke kërkuar armëpushim të përhershëm në Gaza

    Alarmon KOMF: Fëmijët në Kosovë përballen me dhunë, diskriminim dhe mungesë shërbimesh

    Barcelona e uron PSG-në për fitoren në Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.