sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kreu i PDK-së uron amerikanët në ditën e pavarësisë: Ta ruajmë dhe ta forcojmë miqësinë e shenjtë me SHBA

    04/07/2021 14:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një fotografie i shoqëruar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kryetari i ri i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me SHBA-të dhe Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit.

    “Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun! 🇽🇰🇺🇸“, ka thënë Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    FoxNews: Aleati i SHBA-së e quan “naive” politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës

    Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

    Ish-diplomati amerikan zbulon mesazhin e ShBA-së që fshihet pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe”

    Të Fundit

    Trendafilova: Me emërimin e West, ZPS bëhet me tri drejtuese femra

    Policia e Kosovës konfiskon çaj për dobësim në vlerë prej 44 mijë euro

    Horoskopi për sot, ja çfarë kanë parashikuar yjet

    Mësuesit e një shkolle të mesme në Zveçan kanë një kërkesë specifike, kështu i përgjigjet KFOR-i

    Deputetja britanike i bën jehonë takimit të Osmanit me Sunakun

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.