Sot është një ditë e veçantë për Kreshnik Gjergjin, bashkëshortin e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, i cili feston ditëlindjen.
E nga të parët që e ka uruar ka qenë pikërisht gruaja e tij, e cila përmes një postimi emocional në rrjete sociale, ka ndarë një moment shumë të veçantë nga jeta e tyre – një fotografi nga salla e lindjes, ku çifti mirëpriti djalin e tyre, Daskanin.
Dafina ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për partnerin e saj me këto fjalë: “Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe baba i djalit tonë. Të dua pafund”, ka shkruar ajo në postim.
Kujtojmë se çifti është bërë prind për herë të parë vetëm pak ditë më parë, duke mirëpritur në jetë gëzimin e tyre të parë – vogëlushin Daskani, që tashmë ka sjellë edhe më shumë dashuri në familjen e tyre.