Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe ai i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Në 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës, 12 qershor, e që njihet edhe si Dita e Çlirimit të Prishtinës, krerët shtetëror të Kosovës do të bëjnë homazhe edhe tek varri i heroit Adem Jashari në Prekaz.
Gjatë ditës, po ashtu janë paraparë edhe aktivitete tjera historike e kulturore në shënim të kësaj dite.
Në shkollat e Prishtinës të hënën nuk po mbahet mësim për nder të kësaj dite.