Gjatë ditës së sotme në veri të vendit, më konkretisht në komunën e Leposaviqit, kanë ndodhur sulme të një pas njëshme të grupeve kriminale ndaj punëtorë të mediave shqiptare.
Këto sulme u dënuan nga zyrtarë shtetërorë e publik, e një numër i madh i qytetarëve kërkuan edhe reagim nga autoritetet vendore e faktori ndërkombëtarë.
Mirëpo, kishte edhe prej tyre të cilët përveq që iu gëzuan këtyre sulmeve, shpërndanë edhe gjuhë të urretjes e nxitjes ndaj gazetarëve.
Një i tillë është një qytetar i quajtur Faruk Demaku, i cili në videon ku shihet sulmi i bandave kriminale ndaj gazetarëve ka shkruar “Shumë mir e kan gjet krejt gazetart duhet mi myt”.
Ky qytetar që i gëzohet sulmit ndaj punonjësve të mediave dhe që uron edhe më të keqen për ta, figuron se jeton në Vienë të Austrisë.