Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krejt çka tha Artan Hajrizi për Fatonin, vëllain e tij që dyshohet se ia vodhi pasaportën dhe vrau policin serb

    18/07/2024 23:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Artan Hajrizi i cili fillimisht u dyshua për vrasjen e një polici serb e plagosjen e një tjetri, duke iu publikuar pasaporta nga Ministria e Brendshme e Serbisë, siç duket po del se në fakt as objektivisht s’ka mundur ta kryejë këtë krim, sepse ndodhet në Gjermani. Por, vëllai i tij Faton Hajrizi që para pak kohësh u arratis nga burgu i Smrekonicës tashmë është i dyshuari kryesor. Artani, gjatë mbrëmjes së të enjtes u paraqit pothuajse në të gjitha mediat vendore.

    Në Klan Kosova, Dukagjin e T7 ai foli duke dhënë versionin e tij për rastin.

    Artani u shfajësua duke thënë se dallon nga vëllai i tij e se dokumentet ia vodhi ai.

    “Unë foli vetëm për vete, nuk foli për askënd. As nuk më intereson se ku gjendet Fatoni, ato gjëra nuk më interesojnë. Unë nuk jam në këto rrjedha, nuk jam në këto gjëra. Dokumentet e mija, Fatoni mi ka vjedhur. Para dy ditëve. Ai, qysh në fillim ka dalë jashtë. Nuk e di me çfarë dokumente ka dalë, nuk di asgjë. Ai ka ardhur një orë, i kam thënë te unë nuk ke vend, nuk dua probleme dhe i kam thënë t’i thërras policinë ose dil jashtë”.

    “I kam thënë, dil jashtë ose t’i thërras policinë se nuk dua të kem probleme. Ia më ka thënë se unë dalë se nuk e kam nijet të qëndrojë këtu, por kam ardhë vetëm t’i sqaroj disa gjëra. Unë i kam thënë se nuk ke asgjë për të sqaruar me mua. Unë dola, i thashë se ia jap një orë afat për të dalë nga banesa. Pas një ore i kam thënë se vi dhe nëse nuk del unë t’i thërras policinë dhe vijnë të arrestojnë”, tha Artan Hajrizi në Rubikon në Klan Kosova.

    Edhe në T7, Artani përsëriti pothuajse të njëjtat fjalë, duke pretenduar se Fatoni s’e ka dëgjuar asnjëherë as atë e as prindërit e tyre.

    “Unë kam qenë në Gjermani, s’kam qenë atje. Fatoni m’i ka vjedhur dokumentet dhe më ka futur në telashe. Unë tek sot e kam vërejtur se nuk i kam dokumentet, sepse këtu s’i përdorim dokumentet rregullisht. Fatoni ka qenë te unë dy ditë më parë, të martën dhe ka qëndruar vetëm një orë dhe ka ecë. Fatoni ka ardh prej orës 7 deri në 8 e diçka të mëngjesit”.

    “Unë s’kam pasur komunikim prej arratisjes së tij, më ka thirrë 3-4 herë, i kam thënë të më lë të qetë se nuk dua të merrem me këto gjëra”, tha ai.

    “S’e ka ngu kërkan, as babë, as vëlla as nanë…unë jam plotësisht i pafajshëm, s’kam gjë të bëjë me këtë”, tha Hajrizi në Pressing.

    Një bisedë e mbrëmshme ndërmjet gazetarit Ermal Panduri dhe dikujt që u paraqit si Faton Hajrizi, ishte kryetemë e debateve të sotme dhe pyetjeve të gazetarëve drejt Artanit.

    Artani insistonte se telefonin ia mori shoku i Fatonit dhe bisedën e ka bërë ai.

    “Kam nejt në Polici 6 orë, e kam dhënë krejt deklaratën qysh u kon puna krejt. Pasaportën tem, të Gjermanisë edhe të Kosovës… Fatoni u konë para dy dite në Gjermani se Fatoni rregullisht u kon jashtë shtetit, nuk u konë në Kosovë. Nuk ka banu te une ai. U ardhë te unë para dy dite, këtu nuk ki vend te unë, nuk du me prish familjen, nuk du problem. Ai u ardh në 7 ora në mëngjes dhe i ka msha ziles, e kom pa ata s’ia kom çelë derën, edhe tha veç du me fol diçka me to. Ja kom çelë derën, ka nejtë 1 or këtu, edhe i kom thon prej këtuhit largohu se këtu të kapin policia unë nuk du me pas probleme. Jam një qytetar i thjesht, nuk du me pas probleme. Qe 10 vjet jam këtu, asniherë nuk kam pas probleme. Nuk e di unë për çfarë arsye u shku ai atje. Ai u kon tu nejtë në Spanjë, Austri, Itali e Slloveni gjatë kësaj kohe”, tha ai.

    “Ai ka qenë numri jem. Ka thanë po thirrim prej numrit tënd, po mu nuk më intereson kon e thirrë ai prej numrit tem. Ka ardhë veç shoku i tij më ka taku në qytet edhe ia kam dhënë telefonin”

    Ndryshe, Faton Hajrizi ka mbyllur rrjetin social Tik-tok ku paraqitej pas arratisjes nga Smrekonica dhe për të ende nuk di askush asgjë.

    Të Fundit

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.