Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Krejt çka dihet për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Podujevë, kush dyshohet se e ndihmoi dorasin për ta kryer vrasjen

    12/09/2023 08:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Para syve të djalit të tyre 4 vjeçar dje në Podujevë u vra një burrë, ndërsa gruaja e tij u plagos në stomak. Ngjarja ndodhi rreth orë 12:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person i moshës së mitur.

    Gjendja e gruas së plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

    “Gruaja është plagosur në pjesën e barkut. Ka marrë trajtimin e nevojshëm në vendin e ngjarjes dhe është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe po vazhdon ta merr trajtimin”, tha mjeku kujdestar për Klan Kosova.

    Siç kanë njoftuar nga Policia e Kosovës janë duke u bërë hetime per zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.

    Kush dyshohet se e ndihmoi dorasin për ta kryer veprën?

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua mbrëmë nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” është Arsim Syla, 48-vjeçar.

    Sipas informacioneve të para, i dyshuari Arsim Syla, ka qenë bashkë me dorasin pak para se të ndodhte krimi, duke e planifikuar vrasjen e 34-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend nga të shtënat me armë zjarri.

    Të njëjtat burime thonë se Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik dhe i njëjti më pas është prangosur e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për të zbardhur rrethanat e rastit tragjik.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

    “Aktualisht policia po vijon  punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

    Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

    Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

    ”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.

    ”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

    ”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

    ”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për gjuajtje me armë zjarri tek “Rruga B”

    Ish-hetuesit: Të dyshuarit për vrasjen në Gjilan mund të kenë kaluar në Serbi

    Vrasja e trefishtë: Protestë para Gykatës sonte në Gjilan

    Të Fundit

    Votimi për nënkryetar, Hoxha: Ndarja e procesit në dysh është devijim

    Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

    Arifi: Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë

    Kryeministri kroat kritika BE’së rreth sulmit në Banjskë: Kaloi pa deklarata serioze, u bëmë sikur të mos kishte ndodhur

    Krasniqi pas kërkim-faljes së Dimal Bashës: Vetëm dorëheqja është e vetmja rrugë e ndershme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.