Mbrëmjen e sotme me datë 17.02.2024, në kryeqytet Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.
Fillimisht Policia bllokoj qarkullimin në “Rrugën B” duke mos lejuar askënd që të kaloj nga ajo pjesë, pasi dyshohej për mjetë shpërthyes.
Më pas aksioni ka vazhduar kur Policia kanë larguar njerëzit nga lokalet që gjenden në atë pjesë të rrugës.
Ndërsa në fund aksioni përfundoj me sukses ku GazetaDemos ka siguruar edhe pamje kur policia ka çmontuar pjesë të veturës së tipit Audi me targa 01, dhe shihet se si largohet eksplozivi nga ajo veturë.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes për më shumë detaje nga ky aksion.