Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krejt çka dihet deri më tani për tragjedinë në Podujevë, ku babai dyshohet se vrau djalin e tij me kallash

    13/06/2022 20:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Disa të shtëna me armë zjarri prishën qetësinë në mbrëmjen e së hënës në fshatin Peran të Komunës së Podujevës.

    Zhurmat e kallashit traumatizuan banorët e këtij fshati, e që tragjedia dyshohet të ketë ndodhur brenda një familje.

    Motivet të cilat ende nuk janë të konfirmuara, por që raportohen se janë për shkaqe pronësore dyshohet se të kenë shtyrë edhe Naim Ismajlin me profesion zjarrfikës, të qëlloi me kallashnikov në drejtim të djalit të tij, Edon Ismajli.

    Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalur në vendngjarje, e që të cilët qysh nga ora 18:00 janë duke hetuar rastin.

    Kështu të paktën është shprehur për GazetënDemos zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka pohuar ai.

    Ky rast tragjik vie një ditë pas atij të ditës së diel, ku po në Podujevë u përdorën armët, e si pasojë e tyre një person mbeti i plagosur, ku i cili po trajtohet tani më në QKUK.

    “Rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    57-vjeçari që u vra sot në oborrin e shtëpisë, viktima e tretë e familjes në një konflikt 30-vjeçar

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Dosja e Prokurorisë për vrasjen e Albisonit dhe Rexhepit, krejt çka i tha Jon Hoti punonjësit të QKMF-së

    Të Fundit

    Aksident në Rrugën e Kombit, në hyrje të Kukësit

    Ishte e martuar me letra sa ishte në BBVA, Loredana jep lajmin e papritur

    “Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”

    Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalet do të arrijnë deri 33 gradë

    Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë: Veprime që do të jenë në libra të historisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.