Kreditë bankare, ca para borxh nga bankat për t’i kthyer pastaj me interes e përqindje kamate, janë pjesë e pandashme e bizneseve, familjarëve, grupi shoqëror apo thjesht një individi.
Edhe ashtu kur në llogarinë tënde dalin paratë e kredisë, një shumë e konsiderueshme e eurove, duken sikur ato po të falen disi.
Dhe në këtë dobësi si gjithmonë dalin disa mashtrues që ta përdorin e stërpërdorin në mënyrë që t’u bëjnë kurthe qytetarëve nevojli.
Për të ashtuquajturat “Kredi Personale”, Kiksi kishte raportuar edhe më parë, mirëpo duket se të tilla “biznese” nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Fundja, kanë gjetur terren të përshtatshëm. Rrjetet sociale!
Kiksi, i interesuar për 10 mijë euro, i shkruan një llogarie në Facebook që ta provojë kinse fatin e të marrë një kredi personale.
Roboti apo njeriu prapa kësaj llogarie, duket se matematikat di t’i bëjë mirë. Kërkesa tjetër ishte për të dhënat tona personale.
Ndonëse të dhënat personale refuzuam që t’ia dërgonim, ne vazhduam të insistonim lidhur me lokacionin e tyre.
Pas gjithë këtij insistimi, më në fund, një qytet na e tha.
Me këtë “jo, flm” duket se llogaria nën emrin “Kredi Personale” e kuptoi se diçka nuk është në rregull. Duke refuzuar të na ofronte më shumë informacione, e ndërpreu bisedën, por jo edhe aktivitetin e tyre në rrjetin social, duke vazhduar ta promovojnë veprimtarinë e tyre.