Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi viziton Odën Ekonomike: Qeveria po ndëshkon bizneset me qasjen e gabuar të saj

    25/07/2023 17:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës, ku është takuar me kryetarin Lulzim Rafuna.

    Krasniqi ka njoftuar se me Kryetarin e Odës Ekonomike kanë diskutuar rreth sfidave me të cilat ballafaqohet sektori privat në Kosovë.

    “Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të vendit pa një sektor privat të fuqishëm, prandaj, ky sektor, para se gjithash, duhet të shihet si partner i rëndësishëm i shtetit drejt fuqizimit të vendit. Kryetarit Rafuna i shpreha qëndrimin se, për PDK-në, është e papranueshme qasja e gabuar e kësaj Qeverie ndaj bizneseve, e cila, përmes masave të saj, po i ndëshkon dhe penalizon ato në aktivitetin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

    Ai ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës është duke bërë një punë të mirë në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të bizneseve, krahas promovimit që po i bën ambientit afarist në Kosovë, përkundër sfidave aktuale.

    Artikuj të ngjashëm

    Situata ekonomike, Gërxhaliu: E keqja më e mirë sot është që është keq – nesër do të jetë edhe më keq

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.