Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi uron fillimin e vitit të ri shkollor: Arsimi, shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës

    01/09/2025 11:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se për shoqërinë kosovare, arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të vendit. Sipas tij, investimi më i madh që mund të bëhet është ai në dije, pasi sipas tij, aty fillon çdo e ardhme më e mirë për vendin.

    “Sot, mijëra nxënës kthehen në bankat e shkollës, e shumë prej tyre fillojnë për herë të parë këtë rrugëtim, me ëndrra të mëdha dhe me shpresën për një të ardhme më të mirë.  Në këtë ditë të veçantë, dua t’i uroj me gjithë zemër nxënësit që të mësojnë me pasion dhe ta shohin dijen si çelës të së ardhmes; mësimdhënësit që me përkushtimin e tyre ndërtojnë themelet e një shoqërie më të mirë; prindërit, sakrificat dhe dashuria e të cilëve janë garanci për suksesin e fëmijëve”.

    “Për ne si shoqëri, arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës. Investimi më i madh që mund të bëjmë është ai në dije, në rini dhe në shkollën tonë, sepse aty fillon çdo e ardhme më e mirë për vendin. Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2025/26!”, ka shkruar Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale

    Basha tash si kryekuvendar – uron fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor

    Koci: Huqja më e madhe kanë qenë 54 tentime për Albulena Haxhiun, skena politike e çrregulluar

    Të Fundit

    Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale

    Krasniqi uron fillimin e vitit të ri shkollor: Arsimi, shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës

    Basha tash si kryekuvendar – uron fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor

    Koci: Huqja më e madhe kanë qenë 54 tentime për Albulena Haxhiun, skena politike e çrregulluar

    Bajrami: Arsimi në Kosovë ka pësuar vetëm degradim, duhet reformë rrënjësore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.