Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi thotë se ende s’ka kërkesë për peticion, tregon hapat që duhet ndjekur

    06/12/2023 17:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ritheksuar se nisma e qytetarëve në Komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të këtyre komunave nuk është drejtuar zyrtarisht tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal.

    Sipas Krasniqit, kjo nismë kërkon njohuri praktike, derisa theksoi se për këtë çështje po ndërmerren të gjitha masat praktike që qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre, që sipas tij, burojnë nga Ligji për zgjedhjet lokale dhe Udhëzimi Administrativ përkatës.

    Krasniqi me këtë rast ka renditur disa çështje kryesore lidhur me këtë proces.

    “Meqënëse kjo është një nismë që kërkon disa njohuri praktike gjejmë rastin të rendisim edhe njëherë disa çështje kryesore lidhur me këtë proces;

    • Udhëzimi administrativ, përcakton qartë procedurat e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.
    • Inicimi i kërkesës niset nga së paku tre qytetarë me të drejtë vote në atë komunë.
    • Qytetarët e interesuar duhet të themelojnë një grup nismëtar.
    • Grupi nismëtar njofton zyrtarisht Kryesuesin e kuvendit komunal. Brenda pesë ditëve atyre duhet t’u kthehet përgjigje.
    • Pas pranimit të kërkesës Kryesuesi i Kuvendit Komunal njofton kryetarin e komunës përkatëse, MAPL-në dhe KQZ-në.
    • Ndërsa institucionet komunikojnë zyrtarisht mes tyre për të krijuar kushtet që ua mundëson qytetarëve këtë nismë.
    • Pra, pas pranimit të kërkesës dhe njoftimit të Kryetarit, MAPL-së dhe KQZ-së vijojnë procedurat dhe afatet e përcaktuara me udhëzimin administrativ.
    • Kërkesa e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve”, shkroi Krasniqi.

    Tutje ministri theksoi se deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë të pranuar nga Kryesuesit e kuvendeve komunale dhe rrjedhimisht asnjë njoftim nga kryesuesit për MAPL-në.

    “Ne jemi të gatshëm që sapo ky proces të nisë zyrtarisht të plotësojmë menjëherë detyrat tona. MAPL do të njoftojë publikisht për vijimësinë e këtij procesi”, shkroi tutje Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë

    Ministri Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë”

    Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom

    Të Fundit

    Aksident në hyrje të Fushë Kosovës, s’dihet për të lënduar – krijohen kolona të gjata – Policia në vendngjarje

    Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova

    Dogana ndalon tentim kontrabande në Vërmicë – Kapen mallra të padeklaruara me vlerë 1,800 €

    Gruaja e ish-policit që po mbahet në burg në Serbi kërkon ndihmë: Shteti ma ka kthyer shpinën

    Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan pasi u arrestua, raportohet se IPK-ja ka nis rast dhe janë angazhuar shumë hetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.