Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit Erion Morina, shkruan GazetaDemos.
Ajo shprehet se komuniteti në Vushtrri e përshkruajnë Erionin si një sportist të dalluar dhe djalë shembullor që mbrojti ngjyrat e FC Vushtria.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Erjonit, bashkëlojtarët dhe stafin e KF Vushtrria”, shkroi Krasniqi.
Postimi i plotë:
Në këto momente të vështira të familjes Morina, dua të shpreh pikëllimin tim për vdekjen e hershme të Erjonit.
Personalisht nuk e kam njohur Erjonin, por komuniteti në Vushtrri e përshkruajnë si një sportist të dalluar dhe djalë shembullor që mbrojti ngjyrat e FC Vushtria.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Erjonit, bashkëlojtarët dhe stafin e KF Vushtrria.