Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ai nuk ndihet “i kërcënuar” nga fjalimet e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar përsëri në zgjedhje. Madje, Krasniqi ka sfiduar LVV-në.
Memli Krasniqi është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet thirrjeve të LVV-së për të shkuar në zgjedhje. Ai është shprehur i gatshëm dhe ka propozuar edhe datën.
“Nëse dojnë kta me 15 qershor shkojmë në zgjedhje, ose me 22 qershor. Po nuk i kanë numrat këta e nuk janë që shkojnë në zgjedhje. Unë e PDK-ja jemi të gatshëm, vetëm të shkojmë në Kuvend njëherë e pastaj shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi në Pressing.