Lideri i PDK-së Memli Krasniqi shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së Gani Imeri, shkruan GazetaDemos.
“Sakrifica, guximi dhe kontributi i Ganiut, do të jetojnë përjetësisht në historinë më të lavdishme të shtetit dhe popullit tonë”, deklaroi ai.
Postimi i plotë i tij:
Pas homazheve dhe Akademisë Përkujtimore në nder të jetë së tij, sot, në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë, i dhamë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të lirisë, ish-komandantit të UÇK-së, Gani I-merit. Sakrifica, guximi dhe kontributi i Ganiut, do të jetojnë përjetësisht në historinë më të lavdishme të shtetit dhe popullit tonë.
Prehu në paqe, komandant. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!🌹