Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Qeveria Kurti i ka sjellë regres Kosovës, PDK do ta rikthej modelin efektiv të qeverisjes

    21/12/2023 16:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Gjakovës, ku ka takuar sipërmarrës, prodhues dhe udhëheqës të qendrave inovative në këtë komunë.  

    Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, deputeti Hajdar Beqa dhe nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbënesha Kuqi, në vizitat që i kanë bërë qendrave “BoneVet” e “Jakova Inovation Center”, si dhe ndërmarrjes “KoBa”, kanë diskutuar për sfidat me të cilat po përballen ata dhe të gjithë qytetarët e Gjakovës, si pasojë diskriminimit që po ua bën Qeveria Kurti, duke mos ndarë asnjë cent për investime të reja kapitale për këtë komunë.

    “Fatkeqësisht edhe Gjakova është ndër komunat e ndëshkuara nga Qeveria Kurti, sepse edhe për Gjakovën nuk është ndarë asnjë cent për investime të reja kapitale për vitin 2024. Është për keqardhje që nuk ka një mbështetje për qytetarët e Komunës së Gjakovës, ashtu siç nuk ka pasur as për qytetarët e komunave të tjera. Por, është po ashtu për keqardhje që s’ka mbështetje as për ndërmarrësit e Komunës së Gjakovës, të cilët vërtetë me sfida të shumta, po arrijnë që të krijojnë vende pune, të mbajnë njerëzit në Gjakovë dhe po ashtu, të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal”, tha Krasniqi

    Përkundër kësaj, kreu i PDK-së u nda i kënaqur nga të arriturat e ndërmarrësve dhe inovatorëve dhe u zotua që PDK do ta rikthej në nivel qendror modelin efektiv të qeverisjes, që mban fjalën, kryen punë edhe ua lehtëson jetën e qytetarëve.

    “Unë jam i impresionuar nga puna që është bërë në të gjitha këto qendra e ndërmarrje të cilat i vizitova sot dhe me të vërtetë, na takon secilit, pavarësisht pozicionit, që të jemi pranë ndërmarrësve, të jemi pranë inovatorëve, që të jemi pranë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre, sepse modeli qeverisës ekzistues është model, i cili ka sjellë vetëm regres. Ndërsa, ne besojmë që do të rikthejmë modelin efektiv të qeverisjes, si një qeveri e cila e mban fjalën, që kryen punë edhe që lehtëson jetën e qytetarëve, ashtu siç po bëjmë në të gjitha komunat të cilat udhëhiqen nga kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi Krasniqi.

    Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa tha se ndërmarrësit po ballafaqohen me shumë sfida, andaj është e rëndësishme të krijohet një strategji bashkë me ekspertët dhe ndërmarrësit, që PDK t’i përfshijë këto objektiva në alternativat për zhvillim ekonomik në të ardhmen.

    “Fatkeqësisht, edhe komuna jonë ka pësuar nga buxheti qeveritar për vitin 2024. Jemi diskriminuar dhe kemi zero investime kapitale për Gjakovën. Tash konkretisht jemi në ndërmarrjen “KoBa”, është një ndërmarrës i suksesshëm, një shembull i mirë, Zenun Bajrami, i cili ka pasur një aktivitet të madh në diasporë dhe tash ka ardhur dhe ka investuar në Kosovë. E ka një treg të mirë edhe jashtë vendit, edhe brenda Republikës së Kosovës, por fatkeqësisht nuk ka pasur mbështetje institucionale. Bashkë me kryetarin Memli Krasniqi kemi ardhë të shikojmë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen që ta mbështesim me një infrastrukturë ligjore përmes nivelit qendror”, tha Beqa.

    Gjatë qëndrimit të tij në Gjakovë, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar edhe organizatën joqeveritare “Medika” dhe verarinë “Risons”.

    Artikuj të ngjashëm

    Ministri i Kurtit feston duke i ngritur tre gishtat, dalin fotografitë nga ndeja

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.