Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përvjetorin e Policisë së Kosovës, ka publikuar një video ku shihet ish presidenti Hashim Thaçi duke e hapur shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, ne atë kohë, shkruan Gazeta Demos.
Kryetari nga radhët e PDK-së, shkruajti në Facebook, se që nga ajo ditë me dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit të tyre.
Ndërkaq, për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës shpreh mirënjohjen ndaj tyre që sipas Krasniqit kanë shërbyer me nder, përgjegjësi e krenari.
“Kosova, si një histori e bukur suksesi, përveç lidershipit të saj të duhur politik në momentet më të rëndësishme, është meritë edhe e policisë së mrekullueshme të vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi. /GazetaDemos/
Postimi i plotë i tij:
Në qershor të vitit 1999, Hashim Thaçi me shokët e tij u kthye fitimtar nga frontet e luftës për çlirimin e Kosovës. I vetëdijshëm se pas lirisë, rruga për ngritjen e shtetit sapo kishte filluar, me 6 shtator të po atij viti, Hashim Thaçi, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, inauguroi shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit u shndërrua në Polici të Kosovës.
Që nga ajo ditë, me dhjetëramijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit të tyre, duke garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në vend.
Prandaj, sot, në 25 vjetorin e themelimit të Policisë sonë, u shpreh mirënjohjen më të thellë grave dhe burrave që ndër vite kanë shërbyer me nder, përgjegjësi dhe krenari.
Kosova, si një histori e bukur suksesi, përveç lidershipit të saj të duhur politik në momentet më të rëndësishme, është meritë edhe e policisë së mrekullueshme të vendit tonë.
Urime të gjithë policëve tanë. Jemi me ju dhe krah jush në çdo hap!