Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, që dhembjen personale e ktheu në triumf e frymëzim kombëtar

    21/11/2024 23:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka vdekur Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahovecit.

    Ai njihet për dëshminë e bërë në vitin 2003 kundër “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar duke thënë se do të mungohet dhe kujtohet përgjithmonë.

    Ai tha se me 25 mars të vitit 1999, në masakrën e Fortesës së Rahovecit, Sabri Popajt ia ekzekutuan dy djemtë e mitur.

    “Lamtumirë Sabri Popaj!
    Me 25 mars të vitit 1999, në masakrën e Fortesës së Rahovecit, Sabri Popajt ia ekzekutuan dy djemtë e mitur. Përveç Shëndetit dhe Agonit, në po atë masakër, atij ia vranë edhe vëllaun, nipat e shumë kushërinj e fqinj. Megjithatë, disi, ai kishte gjetur kurajon të bëhej i fortë, duke i varrosur secilin prej tyre gjatë natës.
    Që nga ajo ditë, daja Sabri, siç e thërrisja, ishte shndërruar në një testament të gjallë të dhembjes e qëndrueshmërisë së shpirtit tonë shqiptar. Forcën ai e gjeti në luftën për drejtësi, të cilën e kërkoi për djemtë dhe familjarët deri në frymën e fundit. E kërkoi edhe në Hagë, në dëshminë e tij monumentale kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
    Sabri Popaj ishte një shqiptar i rrallë, që dhembjen personale e ktheu në triumf e frymëzim kombëtar. Një patriot e veprimtar, atdhetar e luftëtar i lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
    Daja Sabri, ti ike pa e marrë atë që të takonte mbi gjithçka: një copë drejtësi hyjnore. E me gjithçka që kemi, pjesën tjetër të rrugës në këtë betejë për të drejtën tonë historike, do ta bëjmë ne të tjerët që na le pas.
    Lamtumirë, njeri i mirë! Do të na mungosh dhe do të të kujtojmë përgjithmonë!”, ka shkruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    E dhimbshme, humb jetën në komunikacion në Gjermani, Nexhat Lushi nga Qyshku i Pejës

    Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës

    Moti për sot dhe ditët tjera

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.