Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Krasniqi për Ligjin e ri Zgjedhor: Do ta bëj dallimin në zgjedhjet e radhës 

    08/06/2023 17:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Ligjit të ri për Zgjedhjet. Sipas Krasniqit ky ligj përbën një reformë thelbësore dhe se është krenar që PDK ka drejtuar procesin. 

    Ai ka thënë se në Ligj janë adresuar rekomandimet e BE-së, KQZ-së dhe shoqërisë civile.

    Sipas kreut të PDK-së reformat dhe lehtësirat në votim e proces adminsitrativ janë rrënjësore dhe “do ta bëjnë diferencën në zgjedhjet e radhës – duke mundësuar një proces zgjedhor edhe më demokratik, më transaprent dhe më me integritet”

    Reagimi i plotë: 

    Sot, pas një pune tejet të rëndësishme dhe profesionale nga Komisioni për Reformë Zgjedhore, i udhëhequr nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me konsensus të të gjitha partive parlamentare, është miratuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. 

    Pa asnjë mëdyshje, kjo është reforma më thelbësore zgjedhore që ka ndodhur në vendin tonë në mbi një dekadë, e për të cilën jam tejet krenar që PDK e ka udhëhequr si proces.

    Në Ligjin e ri janë adresuar rekomandimet e misioneve vëzhguese të BE-së, të KQZ-së dhe të organizatave të shoqërisë civile. Ndërkaq, një falënderim i posaçëm për ndihmën dhe mbështetjen e këtij procesi shkon edhe për partnerët ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, OSBE-në, etj.

    Reformat dhe lehtësirat në votim e proces adminsitrativ janë rrënjësore dhe do ta bëjnë diferencën në zgjedhjet e radhës – duke mundësuar një proces zgjedhor edhe më demokratik, më transaprent dhe më me integritet.

    Për mërgimtarët tanë, kemi lehtësuar procesin e regjistrimit të tyre, duke u krijuar mundësinë që të votojnë nëpër ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, por edhe që të dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës në shtetet ku jetojnë – duke eliminuar shpenzimet e shumta që ata kanë pasur deri sot përmes dërgimit të fletëvotimeve në Kosovë.

    Votuesit në vendin tonë, qysh në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, do të kenë mundësi të votojnë deri në dhjetë kandidatë, nga pesë sa kanë pasur deri tash, duke u dhënë më shumë mundësi për të zgjedhur përfaqësuesit që ata dëshirojnë.

    Për të rritur transparencën dhe për të eliminuar dyshimet dhe parregullsitë, votat për deputetë do të numërohen nën monitorim të shtuar nëpër qendra komunale të numërimit dhe jo në vendvotime, ku do të numërohen vetëm votat për subjektet politike.

    Ka edhe shumë ndryshime dhe lehtësira të tjera thelbësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, që ata të kenë mundësi ta ushtrojnë pa vështirësi të drejtën e tyre të votës. 

    Faleminderit shumë për punën dhe kontributin e jashtëzkonshëm Abelardit, si udhëheqës i këtij procesi, deputetit Elmi Reçica, si anëtar i Komisionit dhe ekspertëve të tjerë të PDK-së, të angazhuar në këtë proces, Betim Gjoshi, Faton Fetahu, Ilir Gashi e Arianit Elshani.

    Urime të gjithë qytetarëve!

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.