sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi për emërimin e Luljeta Aliut në KPM: Qeveria po dëshmon se e ka mision ta pengojë fjalën e lirë

    24/05/2023 18:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media.

    Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se emërimi i Aliut dëshmon se qeveria e tanishme e ka mision të pengojë fjalën e lirë, duke synuar kapjen e medieve.

    Sipas tij, mediat deri sot u kanë penguar vetëm qeverive autokratike dhe, natyrisht, qeverive të dështuara, të cilat, përveç aferave dhe degradimit nuk prodhojnë asgjë tjetër.

    “Me emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media, një militante e deklaruar politike e Vetëvendosjes, kjo Qeveri dëshmoi edhe një herë se është në mision për të penguar fjalën e lirë duke synuar kapjen e mediave. Media e lirë dhe e pavarur është një nga platformat e rëndësishme jopolitike, e cila, përveç që informon qytetarët, monitoron dhe mban përgjegjës pushtetin në raport me politikat dhe veprimet që bien ndesh me ligjin dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Krasniqi tha se vetëm një pushtet i korruptuar dhe autokrat synon kontrollin politik të mediave dhe të institucioneve të pavarura e fatkeqësisht, kjo, sipas tij,  po ndodh tash e dy vjet në vendin tonë.

    “Larg duart nga mediat”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Durmishi: KFOR-i edhe gazetarët besoj e kuptuan se serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LVV-së

    Reagon kryeministrja italine: S’do t’i tolerojmë më sulmet ndaj KFOR’it

    Mediat serbe: Vuçiq do niset drejt kufirit me Kosovën

    Të Fundit

    Durmishi: KFOR-i edhe gazetarët besoj e kuptuan se serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LVV-së

    Reagon kryeministrja italine: S’do t’i tolerojmë më sulmet ndaj KFOR’it

    Mediat serbe: Vuçiq do niset drejt kufirit me Kosovën

    Deputetja Kica-Xhelili reagon pas gjestit të shëmtuar të Djokovicit

    Situata e tensionuar në Veri, Berisha: Vuçiçi bashkë me Kremlinin kërkon të destabilizojë Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.