Pas rizgjedhjes, Krasniqi ka falënderuar anëtarësinë dhe ka vlerësuar arritjet e partisë në zgjedhjet e fundit lokale.
“Arritëm të dalim partia me numrin më të madh të komunave. Mburrem me listën garuese të PDK-së – kthyem rezultatin tradicional,” ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një intervistë për T7.
Zgjedhja e tij vjen në një kohë kur PDK po synon rritje të ndikimit edhe në nivel qendror, pas një kohe në opozitë.