sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Nuk e mbështesim versionin aktual të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

    16/03/2023 12:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë për KosovaPress se nuk do të votojnë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, në formën e tillë siç është dakorduar në bazë të planit të Bashkimit Evropian.

    Megjithatë, ai është pesimist se në takimin e së shtunës në Ohër do të ketë marrëveshje, pasi thotë se dallimet janë të mëdha për planin e zbatimit të saj.

    Megjithatë, lideri i PDK-së shtron nevojën që çfarëdo marrëveshje me Serbinë të përfundojë në Kuvend për ratifikim për legjitimim.

    “Kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, nuk do të jetë obligativ. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe sqarohet. Marrëveshja si e tillë i përmbushë kriteret që kërkohen nga neni 18 i Kushtetutës dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim…Në momentin që një gjë e tillë arrihet ne do t’i vazhdojmë diskutimet tona, duke përfshirë mbledhjet e Këshillit Drejtues, kryesisë së partisë, diskutimeve të hapura për të vendosur për qëndrimin final. Por, një gjë ua them kështu si është kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë”, thotë ai.

    Krasniqi shprehet për KosovaPress se pa plan të zbatimit s’do të ketë marrëveshje në Ohër më 18 mars.

    “Pa pasur një dakordim sa i përket planit të zbatimit, aneksit që përfshihet në nenin 11 s’ka marrëveshje fare. Neve na mbetet të shohim a do të ketë marrëveshje, apo jo, përtej deklarimeve taktizuese që mund t’i bëjnë palët…Ne duhet të shohim tekstin final, duhet të dimë a ka marrëveshje, pasi ajo është deklarative, e marrëveshja ndodh kur nënshkruhet. Deri në atë moment ka një rrugë të gjatë dhe unë besoj se ka dallime të mëdha sa i përket planit të zbatimit”, shton Krasniqi.

    Sipas tij dëmet nga marrëveshja e dakorduar në Bruksel tani po i pranojnë edhe krerët e shtetit, duke potencuar nenin shtatë si koncesion që rrezikon të krijojë një status të një autonomie politike për komunitetin serb.

    “Neni shtatë është neni më problematik i krejt kësaj marrëveshjeje. Esencialisht rrezikon të krijojë një status të një autonomie politike për komunitetin serb në njërën anë, po ashtu edhe një status të ekstraterritorialitetit religjioz për Kishën Ortodokse Serbe në anën tjetër. Tashmë liderët e shtetit po e pranojnë që është koncesion, por ende s’po tregojnë çfarë koncesioni është vërtet dhe çfarë niveli e dëmton rregullin kushtetues të Kosovës”, deklaron ai.

    Kjo ujdi, sipas liderit opozitar, dëshmon degradimin e procesit të dialogut që kryeministri Albin Kurti ka bërë, duke sjell marrëveshje pa njohje.

    “Fatkeqësisht sot marrëveshja që është në tavolinë as nuk është finale, as gjithëpërfshirëse dhe as nuk e ka në qendër njohjen e ndërsjellë. Ne s’mund të jemi injorues ndaj këtyre fakteve, pasi ka degraduar ky proces, para së gjithash për shkak të përgjegjësisë që e ka Albin Kurti dhe për shkak të fajit të tij për t’i zbatuar ato kërkesa dhe ato qëllime shtetërore që me vite me radhë i kemi pasur të gjithë. Arroganca e tij, shpërfillja, moskoordinimi në kohën kur është dashur me partnerët ndërkombëtarë dhe shumë gabime të tjera, duke filluar prej mungesës së përvojës politike, diplomatike, negociuese dhe deri tek qasja tek të cilën e ka pasur të gabuar ka sjellë këtë rezultat”, thekson Krasniqi.

    Në anën tjetër, Krasniqi potencon se në bazë të takimeve me aleatët ndërkombëtarë ka parë edhe humbje të ambicies së tyre për dialogun.

    “Ka humbje të ambicies edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, sepse realisht ata sot nuk mund të ofrojnë më shumë. Është e dhimbshme që jemi në situatën që jemi me një qasje merre ose leje, kur kjo që na ofrohet të marrim është shumë herë më pak dhe më pak e rëndësishme sesa ajo që është diskutuar dhe punuar vite më radhë”, përfundon Krasniqi. /KP/Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Të Fundit

    Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.