Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi në Këshillin Drejtues të PDK-së: Hamza, kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot

    08/12/2024 15:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues, ku është diskutuar për përgatitjen për zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt janë një moment përcaktues për Kosovën dhe një mundësi për të zgjedhur një të ardhme me shpresëdhënëse.

    “Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Udhëheqja e tij do të sjellë kompetencën dhe qartësinë për të cilën Kosova ka nevojë dëshpërimisht sot. Jam i frymëzuar nga mbështetja e madhe që kemi marrë nga qytetarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit në mërgatën tonë, gjatë këtyre muajve. Kjo mbështetje është një dëshmi e besimit që populli i Kosovës po rikthen te partia jonë, programi ynë dhe vlerat tona”, ka thënë Krasniqi.

    Ai u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së të mobilizohen dhe të punojnë palodhur për fitore.

    “Partia Demokratike e Kosovës qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë. Ne jemi një parti idesh dhe veprimi, vizioni dhe përkushtimi. Ne jemi partia që beson në fuqinë e njerëzve, forcën e demokracisë dhe premtimin e një të ardhmeje më të mirë. Ndërsa rritemi e zhvillohemi, le ta bëjmë këtë me guxim në zemrat tona dhe vendosmëri për veprimet tona, sepse ditët më të mira të vendit tonë janë para nesh”, është shprehur lideri i PDK-së.

    Krasniqi ka ngritur shqetësimin lidhur me sfidat, me të cilat është përballur Kosova, duke përmendur keqqeverisjen, cenimin e sigurisë së shtetit e prishjen e raporteve me partnerët strategjikë të vendit.

    “Mbi të gjitha, 2 muaj nga sot, ne kemi zgjedhjet nacionale, të parat pas katër viteve të plota të një qeverie të paaftë. Prandaj, më shumë sesa një mbledhje rutinore, sot, ne jemi në një takim vendimtar, i cili duhet të shërbej si një shpallje e përkushtimit tonë të palëkundur për mobilizim dhe fitore. Sulmi terrorist i fundit ndaj infrastrukturës kritike të vendit tonë në Ibër-Lepenc, ka tronditur shtetin tonë. PDK kërkon një hetim të plotë dhe të gjithanshëm mbi këtë akt kriminal dhe terrorist. Drejtësia duhet të vihet në vend shpejt, vendosmërisht dhe pa kompromis. I bëjmë thirrje dhe një herë bashkësisë ndërkombëtare që të qëndrojë pranë Kosovës dhe të reagojë me vendosmëri ndaj veprimeve të vazhdueshme armiqësore të Serbisë”, ka thënë ai.

    Krasniqi ka ngritur shqetësimin edhe për zhvillimet e fundit në Hagë, ku Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar se ish-presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për pengim të drejtësisë, ndërsa ai tashmë ka katër vite që ndodhet në paraburgim.

    “Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri. Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale! Vendimet e tyre duhet të mbështeten vetëm në fakte dhe parime ligjore. Drejtësia nuk duhet, asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.