Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi në Bruksel takon liderën e opozitës bjelloruse, thotë se është grua e guximshme

    22/03/2024 11:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me liderën e opozitës bjelloruse që vepron në ekzil, Sviatlana Tsikhanouskaya.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se Tsikhanouskaya është e vendosur që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e mundshme – për një të ardhme më të mirë dhe më demokratike për Bjellorusinë.

    “Kur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi, bashkëshorti i saj si kandidat për President u arrestua nga regjimi diktatorial i Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya u bë lidere e opozitës dhe hyri vet në garë si kandidate. Sot, edhe pse e detyruar të largohet nga vendi i saj, nga shumica e shteteve demokratike ajo njihet si Presidente e Zgjedhur – lidere legjitime e Bjellorusisë. Ishte frymëzues takimi dhe diskutimi në Bruksel, me një grua kaq të guximshme, e cila përfaqëson shpresën dhe qëndrueshmërinë e popullit të saj. Bashkë me Qeverinë e Bashkuar Tranzitore, që vepron në ekzil, Tsikhanouskaya është e vendosur që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e mundshme – për një të ardhme më të mirë dhe më demokratike për Bjellorusinë. Për vetëmohimin dhe kurajon e saj në këtë mision shumë të vështirë, por shumë fisnik, zonjës Tsikhanouskaya i shpreha konisderatën dhe solidaritetin e plotë”, ka shkruar i pari i PDK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Dalin pamje: Ky është vendi ku vdiq 27-vjeçari në Lipjan pas arrestimit të Policisë

    Policia në Prishtinë me operacion të gjerë kundër bixhozit – bien në pranga 34 persona

    Vetaksidenti në Batllavë të Podujevës, katër persona të lënduar – Policia jep detaje

    Temperaturat mbi 35°C në zyra – KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës

    Noizy arrestohet në aeroportin e Cyrihut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.