Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor

    23/05/2024 22:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve. Krasniqi tha se vendi ka nevojë që zgjedhjet e reja të mbahen sa më parë, prandaj PDK ka shprehur gatishmërinë që kjo të bëhet e mundur në cilido opsion.

    “Kemi preferuar dorëheqjen, por në mungesë të dorëheqjes, apo mocionit për çka duhen votat të cilat ne si opozitë nuk i kemi,  ne kemi shprehur gatishmërinë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, sepse kemi konsideruar dhe konsiderojmë që më e rëndësishme është që qytetarëve t’u kthehet mandati i qeverisë, sesa të mendojmë për formalitete të cilat janë ndonjëherë më shumë simbolike, sesa substanciale. Besoj se në Kosovë i kemi provuar të gjitha opsionet, dorëheqjen e kryeministrit, shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e Kuvendit, unë i ftoj analistët që ta bëjnë vlerësimin e tyre, besoj se edhe për këtë ka për të pasur  vlerësime të ndryshme se sa e kanë ndikuar format e shkuarjes në zgjedhje rezultatin zgjedhor”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

    I pari i PDK-së tha se subjekti që ai drejton sheh mundësi reale që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Preferimi ynë ka qenë që Kurti të japë dorëheqje për shkak të problemeve të cilat ia ka sjellë Kosovës në të gjitha fushat, megjithatë në shkurt të këtij viti ne kemi pasur po ashtu një mbledhje të rëndësishme të këshillit drejtues ku e kemi fuqizuar edhe njëherë kërkesën dhe qëndrimin tonë, bile kemi marrë vendime të cilat kanë qenë të ndërlidhura me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. Pra për PDK-në diskutimi për zgjedhje jo që nuk është i rastësishëm apo i papritur, por na vjen mirë që kërkesa jonë e shprehur në vazhdimësi dhe në konsistencë nga korriku i vitit të kaluar ka marrë seriozitet” tha Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.