sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Mbajtja e konventës ishte vendim i duhur, ndikoi në rritjen e entuziazmit politik në PDK

    07/07/2021 19:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se ka pasur dyshime se a duhet të mbahet konventa e PDK-së në prag të zgjedhjeve lokale, kjo pasi ai besonte se në këtë kohë partia duhet të fokusohet në zgjedhje.

    “Kemi pasur një debat të brendshëm se a duhet të mbahet konventa menjëherë, më vonë, apo të shtyhet deri pas zgjedhjeve.  Unë kam qenë në grupin e atyre që kanë menduar se konventa duhet të mbahet në fund të marsit,  në prill apo në maj dhe në një moment kur erdhëm kah fundi i majit kam pasur dilemat e mia, sepse kam besuar se fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet lokale dhe nuk kam qenë prej mbështetësve që duhet ta mbajmë konventën në korrik. Kam qenë hezitues për ta mbajtur konventën kurdoherë pas qershorit, sepse kam besuar se duhet të fokusohemi në mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, tha Krasniqi në Rubikon në Klan Kosova.

    Megjithatë Krasniqi tha se mbajtja e konventës ishte vendim i duhur, pasi ka ndikuar në rritjen e entuziazmit politik brenda PDK-së.

    “Duke qëndruar në grupe, në kuptimin me degë të ndryshme dhe jo të gjithë së bashku, mund të krijosh paragjykime të tipit a është atmosfera e duhur,  mund të jesh edhe i gabuar, por jam i lumtur që kemi pasur një konventë festive në kuptimin e manifestimit, por mbi të gjitha me një entuziazëm politik për një ri fuqizim të PDK-së”.

    “Nuk kam pasur dyshime për unitetin e brendshëm, sepse në PDK nuk kemi mungesë të unitetit, por ishte një moment që i energjizoi jo vetëm delegatët, por të gjitha degët deri në nivelin e nën degëve.  Kishim një situatë kur hamendësimi se a duhet të bëjmë diçka më herët apo më vonë e krijoi një moment të pritjes dhe dikush mendonte se po mbahet, dikush se nuk po mbahet  dhe kjo e ka cenuar mobilizimin dhe aktivitetin e degëve dhe tash ka qartësi, tash dihet që konventa u mbajt, kemi edhe hapa për krijimin e kryesisë së re, shpalljen e kandidaturave aty ku kanë mbet dhe krijimin e listave për asamblistë”, tha Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Të Fundit

    Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Ushtarët e KFOR-it ‘shtyhen’ me serbët në tërheqjen e litarit

    Liqeni – Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.