Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka diskutuar mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve, pas situatës në veri, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mund të ketë sovranitet as në zyrën e tij, nëse nuk është Amerika.
Krasniqi ndër të tjera tha se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani e kanë zakon të tërhiqen.
Ai gjithashtu tha se Kurti ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.
“Ti tërhiqesh, në fund e han Kosova. Ti e Vjosa Osmani gjithë tërhiqeni. Ju veç bëni probleme”, ka thënë Krasniqi.