Profesori Milazim Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e tij për të dëshmuar lidhur me rezervat shtetrore, duke e krahasuar këtë me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje nga posti dhe iu përgjigj drejtësisë si i akuzuar.
Në një postim në Facebook, Krasniqi shkroi:
“Hashim Thaçi e la pozitën e presidentit të shtetit dhe iu përgjigj drejtësisë, ku ende po përballet si i akuzuar. Albin Kurti po refuzon t’i përgjigjet drejtësisë vetëm si dëshmitar.”